Terapi/Protetike

URAT FIKSE
Zirkon Zvicerian metoxit CAD/CAM. Eshte metoda me e re dhe bashkekohore per dizenjimin e dhembeve per pacientet. Kjo fjale e fundit e teknologjise sjell nje perfeksion ne dizenjimin e dhembeve te rinj duke rritur cilesine e punimeve.

Lazer melting Gjerman EOES. Eshte metoda me e re dhe bashkekohore e printimit 3D te dhembeve. Kjo fjale e fundit e teknologjise eleminon cdo gabim njerezor ne laboratore dhe rrit saktesine e punimeve.

Skeletet e zirkonit te prodhurara me CAD/CAM sot ja kalojne metalit me vetite e tij fizike. Urat e zirkonit te prodhura nga strukturat CAD/CAM jane shume efikas dhe estetike ne fushen dentare. Disa nga vetite e tij me te mira jane; ska bashkeveprim me materialet e tjera dentare, eshte antialergjik dhe 100% biokompatibel, eshte izolues I mire I te ftohtit dhe te nxehtit, eshte imitues perfekt I dhembit ngatyral dhe nuk ndryshone ngjyre me kalimin e kohes.

Zirkon Prettau eshte nje material qeramik i prodhuar ne Europe ne vitin 2003. Eshte nje nga materialet me bashkekohor, me estetik dhe me I forte ndaj forcave pertypese. Zirkon prettau, avantazhin me te madh pervec fortesise ne raport me Zirkonet e tjeter, ka vetine te jet I prodhuar ne nuance te ndryshme sic eshte edhe dhembi natyral. Eshte higjenik, nuk mban ere dhe nuk nxin mishrat e dhembeve.

Tipet e protezave janë të lëvizshme dhe fikse, kjo e fundit bëhet kur proteza ngjitet në dhëmbët natural apo dhe implante, ndërsa proteza e lëvizshme mbështetet në gingivën e pacientit që do të thotë që ai mund ta lëvizi atë.
Të rejat e fundit ( kanë qënë prej vitesh por që janë ekspozuar më së shumti këto 10 vitet e fundit) është që më parë proteza fikse aplikohej vetëm atëhere kur ishin prezent dhëmbët natyrale, ndërsa tani nëpërmjet implantologjisë mund të bëhet edhe tek pacientët që nuk kanë dhëmbë të tyret.
Të reja të tjera janë përbërja e materialeve, të cilat sa vijnë dhe e cojnë estetikisht një protezë më të ngjashme me dhëmbët dhe gingivë natyrale (dissilicato, zirconia, allumina), apo proteza të një precizioni ( faseta) të lartë, të cilat lejojnë të mbulojnë pjesën e jashtme të dhëmbëve me një shtresë të hollë qeramike.
Protezat duhet të kenë këto parametra:

 Funksionale: pacienti duhet të ketë një përtypje të mirë dhe funksione artikulare të rregullta (hapje, mbyllja, lateralitet majtas-djathtas, protruzion-retruzion dhe fonetikë korrekte).
 Resistenca: proteza duhet ti rezistojë forcave pertypëse dhe te jetë resistente ndaj likideve të gojës.
 Jo alergjike: duhet te jetë e përgatitur me materiale që nuk dëmtojnë kavitetin oral.
 Estetike: dhëmbet artificialë duhet te jenë sa më të ngjashëm me dhëmbët natyralë te pazienti ne mënyre për të mos alteruar profilin.

Proteza fikse është e fiksuar tek dhëmbet shtyllë me anë të cementimit dhe nuk mund të hiqet nga vetë pacienti. Ku bëjnë pjesë:
1. Këllëfët (që mund të jenë metal-porcelan, zirkon-porcelan, paladium-porcelan, flori-porcelan). Këllëfët janë proteza për dhëmbë tek, ku është ruajtur rrënja. Ankorohen tek dhëmbët e përgatitur (monkonë) ose me anë të vidave endokanalare tek rrënja (Kurora Richmond)
Urat (si këllëfët mund të jenë me material metal-porcelan, zirkon-porcelan, paladium-porcelan, flori-porcelan). Tek urat dhëmbi që është hequr zëvendësohen nga një protezë që përmbajnë dhëmbin e hequr dhe dhëmbët në krahë të tij të cilët reduktohen në monkonë që protezohen. Dhëmbi që mungon së bashku me dhëmbët shtyllë formojnë urën.
Protezë mbi implante: në ketë rast rrënja e dhëmbit që mungon zëvendësohet me një implant në titanë ose aliazhe biokompatibël dhe mbi këtë vidhoset ose cementohet një protezë fikse.

Protezat e lëvizshme

Me termin “protezë e lëvizshme” nënkuptojmë të gjitha protezat që mund të zëvendësojnë të gjithë nofullën ose një pjesë të saj. Quhen të lëvizshme pasi mund të hiqen dhe të lahen me lehtësi nga pacienti. Protezat e lëvizshme ndahen në:
1. Proteza totale: Proteza totale vendoset atëhere kur pacienti nuk ka asnjë dhëmb në kavitetin oral. Ajo është e përbërë nga një strukturë mbajtëse me rezinë akrilike dhe dhëmbë rezine, e cila mbahet tek nofulla e pazienti. Kjo protezë respekton profilin dhe funksionet përtypëse të pacientit. Quhet totale e lëvizshme pasi mund të hiqet nga pacienti dhe të lahet në cdo moment të ditës. Për të vendosur këtë lloj proteze pacienti duhet të ketë një sasi kocke në mënyrë që ajo të qëndroj në mënyrë natyrale.
2. Proteza parciale: proteza parciale ankorohet tek dhëmbët e mbetur me kroshe teli. Ajo është e përbërë nga një strukturë rezine akrilike dhe dhëmbë rezine.
3. Proteza e skeletuar: është një protezë parciale me një strukturë mbajtëse metalike
4. Proteza e skeletuar me attachment: është një protezë mikse e cila përbëhet nga elementv shtylle sic janë dhëmbët të cilët vendosen në këllëf, një protez e skeletuar me kroshe metalike, të cilat e bëjnë këtë lloj proteze të jetë stabël por edhe që pacienti të ketë mundësi ta heqi dhe ta vendosi vet në cdo moment të ditës.
5. Vide e derdhur: është një lloj vide metalike e cila përgatitet në laborator dhe vendoset tek rrënja e dhëmbëve. Kjo vidë i jep dhëmbit më shumë stabilitet në rastin kur dhëmbi përbëhet vetëm nga rrënja.

Color Skin

Nav Mode

Italy