Kirurgji Orale

Kirurgjia pre-protezike
Në rastet kur pacienti nuk mund të mbajë proteza fikse në gojë dhe kërkon të bëj protezë të lëvizshme, kirurgu duhet të vlerësojë nevojën e pacientit për të kryer kirurgjinë parapërgatitëse në mënyrë që proteza e lëvizshme të ketë stabilitetin maksimal në gojë. Ndërhyrjet kryesore preprotezike janë heqja e indeve të buta të tepërta, që kanë mbetur nga tërheqja e kockës, si pasojë e mungesës prej shumë kohësh të dhëmbëve dhe e toreve, që janë neoformacione të kockës në qiellzë ose në brendësi të nofullës së poshtme, që mund të pengojnë zbritjen e protezës.

Ekstraksionet e dhëmbëve dhe rrënjëve të mbetura

Kirurgjia orale është ajo degë e stomatologjisë, që merret me ndërhyrjet kirurgjikale në kavitetin oral.
Më poshtë janë disa nga ndërhyrjet me të shpeshta që kryen mjeku stomatolog i specializuar në kirurgji orale:
Heqja e dhëmbëve është një ndërhyrje rutinë në kirurgjinë orale. Kirurgjia më e përhapur është heqja e dhëmballëve të pjekurisë, heqja e dhëmbëve të konsumuar-(retinuar) dhe gjithashtu heqja e dhëmbëve për te mundesuar drejtimin e dhembeve me aparate ortodontike dhe per vendosjen e protezave. Nje nga nderhyrjet me te rendesishme eshte dhe heqja e rrënjëve të mbetura që mund të çojnë në infeksione të kockës dhe në kiste.
Trajtimi i infeksioneve (abseseve)
Ne gjuhen mjeksore quhet Drenimi i abseseve
Abseset janë infeksione qe vijne nga prishja e dhembeve ne gratat e renda apo dhe nga zhveshja dhe levizja e tyre. Ato përhapen në mishrat e dhembeve me variacione në madhësi,(nga një fryrje e lehtë në zonën përreth dhëmbit deri tek një fryrje që duket në pamje të jashtme), gjë kjo e cila mund të pëngojë frymëmarrjen. Kjo shoqërohet me temperaturë, dhimbje të vazhdueshme, lëvizshmëri të dhëmbëve dhe fryrje të nyjeve linfatike të qafës. Trajtimi kirurgjikal kryhet kur trajtimi i dhëmbit nuk ka patur sukses në eliminimin e infeksionit dhe konsiston në një nderhyrje ne zonen e infektuar dhe në disifektimin e hapësirës së infektuar, në varësi të rastit me antibiotik.

Color Skin

Nav Mode

Italy