Stomatologjia Estetike

Stomatologjia Estetike
Ne ditet e sotme estetika ka nje rendesi te vecante , e duke qene se fytyra dhe ne vecanti goja e dhembet luajne nje rol te rendesishem ,ka lindur nevoja e zhvillimit te stomatologjise estetike .
Njerezit e duan te bukuren dhe duan te duken bukur , dhe ne rastet kur ne buzeqeshjen e dikujt ka probleme atehere me ane te teknikave specifike ,materialeve super estetike dhe nderhyrjeve kirurgjikale realizohet nje buzeqeshje perfekte . Me poshte po shpjegojme disa nga materialet dhe teknikat e perdorura :
Operacionet Estetike te Gingivave (Mishrave te Dhembeve)
Kjo nderhyrje konsiston ne heqjen e nje pjese te kockes dhe te mishrave qe rrethojne dhembet. Pas kesaj nderhyrje pritet 6 jave qe te sherohen gingivat e me pas mund te vazhdohet me punimet protetike. Kjo nderhyrje behet ne keto raste:
1. Gummy Smile; jane rastet kur personit ne momentin qe buzeqesh apo qesh i duken shume gingivat (mishrat e dhembeve ). Ne keto raste niveli i gingives ngrihet me lart dhe me pas dhembet vishen me faseta porcelani (Laminate ) ose me kellef porcelani .
2. Ne rastet kur gingivat zmadhohen, si pasoje e perdorimit te ilaceve te ndryshem ose e semundjeve te mishrave,dhe mbulojne nje pjese te dhembeve
3. Ne rastet kur kemi disnivel ne gjatesine e dhembeve te pare .Duke nderhyre te pjesa e gingives mund ti bejme dhembet te kene te njejten gjatesi
4. Ne rastet kur gjatesia e dhembit eshte e pamjaftueshme per te kryer punime mbi te.Nderhyhet duke bere zgjatim te kurores (Crown Lengthning ).

Zbardhimi i dhembeve
Pse nderrojne dhembet ngjyren?
Shkaqet e ndërrimit të ngjyrës së dhëmbëve janë të shumte, si: ilaçe të ndryshme, traumat e dhëmbit(thyerje, goditje etj.), heqja e nervit të dhëmbit.
Përdorimi i antibiotikëve si tetraciklina nga nëna gjatë shtatzanisë ose nga femija, ndikon te ndërrimi i ngjyres se dhëmbëve të fëmijës; ne disa raste ushqime ose pije të veçanta si kola, kafeja, ushqimet qe kane ngjyroses ne perberje ndikojnë në ngjyrën e dhëmbëve.
Si ndodh (funksionon) zbardhimi?
Lëndët që përdoren për zbardhim janë: Carbamide Peroxide dhe Hydrogen Peroxide( ujë i oksigjenuar). Këto dy lëndë kanë aftësinë (cilësinë) të kalojnë lirshëm nëpërmjet shtresave të dhëmbit (zmalti, dentina) dhe përhapen në gjithë pjesët e dhëmbit. Këto Perokside (Carbamide dhe Hydrogen peroxide) shpërbëhen në radikale oksigjeni, të cilat hyjnë ndërmjet prizmave të zmaltit (shtresa e jashtme e dhëmbit), duke shpërndarë (asgjesuar) molekulat e ngyrosura që ndikojnë në ngjyrosjen e dhëmbit.
Zbardhimi nuk ndikon në strukturën e dhëmbit, vetëm se ngjyra e brendëshme e dhëmbit bëhet më e (çelët) bardhë.
Agjentët zbardhues copëtohen në molekula më të vogla dhe lëvizin në të gjitha drejtimet brenda dhëmbit. Edhe nëse i gjithë dhëmbi nuk është i mbuluar me zbardhues, ai zbardhet i gjithi.
Studime të shumta shkencor kanë vërtetuar efikasitetin e peroksideve në zbardhimin e dhëmbëve.
Zmalti dhe dentina (dy shtresat e dhëmbit), mbushjet egzistuese dhe porcelani nuk preken, ndikohen apo dëmtohen nga agjentët zbardhues.
A ndikon zbardhimi në lidhjen midis mbushjes dhe dhëmbit?
Megjithëse agjentët zbardhues lëshojnë sasi të mëdha oksigjeni në dhëmbë, lidhjet e mbushjeve egzistuese me dhëmbët nuk ndikohen.
Por nëse duhen bërë mbushje të bardha pas zbardhimit, duhet pritur për një periudhë prej 7-10 ditësh pasi sasia e lartë e oksigjenit në dhëmbë ndikon negativisht në lidhjen e mbushjes me dhëmbin (për mbushjet e reja që do bëhën).
Sa kohë zgjat efekti i zbardhimit?
Rezultatet e zbardhimit janë të qëndrueshme. Sidoqoftë në vartësi të zakoneve të të ushqyerit dhe mënyrës së jetesës, mund të nevojitet përsëritja periodike e zbardhimit,ne c’do 2 vjet.
Per te ruajtur te pandryshuar efektin e zbardhimit rekomandohet perdorimi i rregullt i pastes zbardhuese te keshilluar nga mjeku
A shkakton zbardhimi ndjeshmëri?
Ndjeshmëria e dhëmbit është një efekt anësor i perkohshem i zbardhimit. Kjo ndjeshmëri është e përkohëshme dhe largohet pas përfundimit të zbardhimit. Produktet zbardhuese të kohëve të fundit kanë në përbërje(Potasium Nitrat)elementë që eliminojnë ndjeshmërinë ndaj të ftohtit dhe të nxehtit.
Kërkimet shkencore kanë treguar se Nitrati i Potasiumit, penetron në zmalt, dentinë e deri në nerv, duke vepruar si një qetësues dhimbjesh(analgjezik dhe anestetik).
Produktet zbardhues kanë në përbërje dhe Fluor,një element që ul ndjeshmërinë e dhëmbit si dhe e mbron atë nga prishja.
A shkakton zbardhimi probleme, duke dëmtuar apo dobësuar zmaltin(shtresën e jashtme)e dhëmbëve?
Sipas kërkimeve shkencore, të pranuara edhe nga “American Association of Dental Research”(Shoqata Amerikane e kërkimeve Dentare), produktet zbardhues që kanë në përmbajtje Nitrat Potasiumi dhe Fluor, ulin ndjeshmërinë e dhëmbit ndaj të nxehtave dhe të ftohtave, ndikojnë pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm të gojës- dhëmbëve, kanë efekt anti karies (kundra prishjes), rrisin mikrofortësinë e zmaltit.
E rëndësishme: Zbardhimi duhet të bëhet vetëm nën mbikqyrjen e dentistit.
Tek shtatzanat dhe nenat qe ushqejne femijen me qumesht gjiri nuk lejohet zbardhimi.
Zbardhimi i dhëmbëve në ditët e sotme është efikas dhe i sigurtë, nëse bëhet në mënyrën e duhur dhe me materialin e përshtatshëm. Kjo përfshin një diagnozë fillestare, pastrimin e gurëzave dhe të njollave, shpjegimi nga ana e dentistit mbi proçesin e zbardhimit, si dhe ndjekja gjatë proçesit të
zbardhimit.
Zbardhimi i bërë nga vetë personi me prodhime kozmetike – estetike mund të dëmtojë mishrat e dhëmbëve dhe nuk është shumë efikas.
Sa mënyra zbardhimi ka?
Zbardhimi bëhet në këto mënyra:
1. Office Bleaching: Bëhet në klinikë, zgjat rreth 30 min dhe mund të bëhen disa seanca deri në arritjen e ngjyres që kërkon pacienti. Lënda aktive është në përqindje të lartë (38%-35% Peroksid Hidrogjeni).
2. Home Bleaching: Merret masa e gojës dhe përgatiten këllëf silikoni , që mbushen me lëndë zbardhuese dhe mbahen në gojë gjatë ditës ose natës. Koha e mbajtjes varion nga 45 min deri në gjithë natën në varësi të përqindjes së lëndës aktive që bën zbardhimin (10%-15%-20%-22% Karbamide Peroksid).
3. Non- Vital Bleaching: Zbardhim që u bëhet vetëm dhëmbëve që u është hequr nervi e kane nderruar ngjyre .Ne kete rast hiqet mbushja e dhembit ,vendoset Brenda dhembit lenda zbardhuese dhe lihet te veproje 3-5 dite,kjo mund te perseritet disa here deri sa te zbardhet dhembi. Me pas vihet mbushje e perkohshme dhe pritet10-15 dite qe te stabilizohet niveli i oksigjenit ne dhemb e me pas behet mbushja perfundimtare.

Fasetat porcelani Emax Ivoclar

Fasetat e porcelanit jane metoda me bashkekohore qe realizojne nje estetike perfekte dhe ne te njejten kohe ruan strukturen e dhembit.

 

Avantazhet:
Fasetat e porcelanit jane shume te qendrueshme.Edhe pse ato kane nje trashesi shume te vogel 0.5-0.7mm ,kur ngjiten ne stukturen e dhembit natyral ato behen shume te forta,dhe me kujdesin e duhur ato mund te zgjasin deri ne 10 vjet-15 vjet.
Jane shume estetike.Fasetat e porcelanit ,sigurojne nje pamje shume natyrale te dhembit per shkak se thyerja e drites ne porcelan,jep nje efekt te njejt i smalti i dhembit.
Nuk ndryshojne ngjyre me kalimin e kohes.Ne ndryshim nga kompoziti,porcelani ka nje siperfaqe te lemuar qe nuk lejon grumbullimin e ushqimeve apo lengjeve dhe ndryshimin e ngjyres.
Jane konservative.Preparimi i dhembit per fasetat e porcelanit eshte minimal,duke bere qe te ruhet struktura normale e dhembit.

Cfare problemesh mund te zgjidhen me faseta?
Faseta dentare quhen ndryshe dhe “ortodoncia e shpejt ” sepse ato mund te mbulojne nje ser problemesh dentare ne zonen frontale:
-Hapesira midis dhembeve frontal

-Dhemb me forme jo shume estetike
-Dhembet frontal te thyer ne buzen prerese
-Dhemb qe kane ndryshuar ngjyren ne siperfaqe ose brendesi(dhembet devital )
-Dhemb me mbushje jo estetike

Color Skin

Nav Mode

Italy