Implantet Bio3 janë produkte tejet të suksesshme, duke u renditur kështu midis arritjeve më të fundit të shkollës dentare gjërmane duke qenë paralel me zhvillimet e teknologjisë globale. Kjo linjë implantesh u ofron dentistëve zgjidhjet më të mira.
Besimi dhe Cilësia
Bio3 kryen kontrolle sistematike mbi cilësinë e produkteve që prodhojnë, këto të fundit të konfirmuara nga standardet ndërkombëtare të cilësisë ISO 13485, ISO 9001 dhe CE0086.
Cilësitë e Bio3
Lidhje konike precize që zvogëlon mundësinë e kontaminimit bakterial. Sipërfaqe hidrofile që lehtëson punën e mjekut dhe siguron lidhje më të fortë të implantit.
Implantet dentare konsiderohen si mënyra më e mirë për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë. Në rastet kur pacienti ka humbur para shumë kohësh dhëmbin, kirurgu duhet të vlerësojë nëse kocka e mbetur është e mjaftueshme për të mbajtur implantin. Kur nuk mjafton, trajtimi primar konsiston në vendosjen e kockës artificiale, për të rritur stabilitetin e implantit. Gjithashtu, në zonat e molareve, kirurgu vlerëson edhe afërsin me membranën e sinusit maksilar. Kur hapësira për implant nuk mjafton, kirurgu kryen proçedurën e quajtur “ngritje të sinusit” në të cilën ekspozohet kocka dhe më tej membrana e sinusit, dhe ngre lehtësisht membranën me strumenta të veçantë, në mënyrë që implanti të ketë lartësinë e duhur për të qëndruar në linjë me okluzionin.