Implantet Dentare

Mungesa e një dhëmbi jo vetëm që nuk është e këndshme nga ana estetike por është edhe e dëmshme për shëndetin tonë në tërësi.

Pavarësisht mirmbajtjes së higjenës së gojës gjithsecilit mund ti ndodhi të humbë një apo disa dhëmbë. Arsyet mund të jenë mosha, sëmundje të ndryshme , aksidente… etj.

Me humbjen e një dhëmbi nofulla deformohet, përtypja dhe të folurit bëhet me vështirësi, vetëvlersimi  ulet.

Fatmirësisht ekzistojnë disa mënyra për zëvendësimin e dhëmbit:

 

  • Urat e dhëmbëve

  • Protezat

  • Implantet dentare

Dy të parat janë metoda zëvendësimi më të vjetra. Nëse ndalemi tek e treta, është një metodë më e re  që po e hasim gjerësisht vitet e fundit.

Implantologjia dentare është një metodë e thjeshtë  kirugjikale e shpikur  në vitin 1952 nga një kirurg ortoped suedez i quajtur  Per-Ingvar Brånemark. Implanti dentar vepron si zëvendësim i rrënjës së dhëmbit që mungon. Shumica e implanteve dentare janë bërë nga titaniumi, i cili u lejon atyre të integrohen me kockën pa u njohur si një objekt i huaj në trupin tonë.Nga ana tjetër, “rrënjë e dhëmbit artificial” shërben për të mbajtur një dhëmb ose urë zëvendësuese. Të kesh një vidë titaniumi  të shkrirë në kockën e nofullës është gjëja më e afërt për të imituar një dhëmb natyral sepse qëndron më vete pa ndikuar tek dhëmbët e  tjerë  dhe ka një stabilitet të madh. Procesi i bashkimit ndërmjet  vidës së titaniumit  dhe kockës së nofullës quhet “osseointegrim”. Me kalimin e kohës, teknologjia dhe shkenca kanë përparuar për të përmirësuar shumë rezultatet e vendosjes së implantit dentar.

Sot, shkalla e suksesit për implantet dentare është rreth  98%.

 

Implantet dentare mund të përdoren për të zëvendësuar një dhëmb të vetëm, disa dhëmbë ose të gjithë dhëmbët. Qëllimi i zëvendësimit të dhëmbëve në stomatologji është të rivendosë funksionin e tyre  si dhe të përmirsojë anën estetike.

Implantologjia  metoda më e mirë e zëvendesimit të dhëmbit. Përse?

Implante Dentare - Brianza Dent

 

Implantet dentare duken, ndjehen dhe funksionojnë njësoj si dhëmbët natyralë dhe njihen gjerësisht si metoda më e mirë zëvendësuese.

Implantet dentare kanë jetëgjatësi më të madhe (25+ vjet) krahasuar me  metodat  tradicionale të zëvendësimit të dhëmbëve, siç janë urat (5-15 vjet) dhe protezat (5-8 vjet).

Duke qenë se janë më të qëndrueshëm janë investim më  I mirë në kohë.

Nuk dëmtojnë dhëmbët e tjerë përreth.

Pamja e tyre është natyrale.

Nuk kërkojnë mirmbajtje shtesë. Kujdesi për implantet dentare duhet të jetë Ii njëjtë si për dhëmbët e tjerë natyral.

Me protezat dhe urat, ka kufizime në atë që mund të hani, dhe protezat duken jo natyrale, mund edhe të bien në një moment të papërshtatshëm. Ndërsa me implantet mund te konsumoni çdo gjë, personi që i mban është më konfident  😉 .

Implantet dentare ne Tiranë janë një specialitet i klinikës Brianza Dent.  Nëse vuani nga mungesa e dhëmbëve dhe mendoni se implantet dentare do të ishin një alternativë e mirë, mund te konsultoheni me specialistët tanë kirurgë. Do të keni më shumë informacion rreth problemit tuaj dhe ne do t’ju ofrojmë zgjidhjen më efikase për ju.

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *