Gummy Smile

Nëse mendoni se ju duket shumë mishi i dhëmbëve kur buzëqeshni, ne jemi këtu për t’ju thënë se ka mënyra për të modifikuar atë që shihni në pasqyrë. Gummy Smile ose Shfaqja e Tepruar Gingivale, nuk është thjesht një problem estetik që ju bën të ndiheni keq me pamjen tuaj, por përbën gjithashtu rrezik për shëndetin tuaj oral duke penguar pastrimin e mirë të gojës. Në Brianza Dent, e dimë se mënyra më e mirë për të rregulluar një Gummy Smile, është të kuptojmë se çfarë e ka shkaktuar atë në mënyrë që të bëjmë trajtimin e duhur dhe për të siguruar jo vetëm buzëqeshjen, por edhe shëndetin e gojës suaj.

 

Faktorët që ndikojnë në një “Gummy Smile” (e quajtur zyrtarisht si “shfaqje e tepruar gingivale”) janë buzët, dhëmbët, kocka mbështetëse dhe vetë mishrat e dhëmbëve. Buza e sipërme është arsyeja më e zakonshme për shfaqjen e gingivës tuaj. Me çdo gjë tjetër që duket normale, buza e sipërme mund të jetë shumë e shkurtër apo edhe shumë aktive. Nëse buza juaj e sipërme është shumë e shkurtër për të mbuluar dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve në gjendje pushimi, Gummy Smile mund të jetë rezultat i gjatësisë së papërshtatshme të buzëve. Buza e sipërme quhet shumë “aktive” nëse gjatësia e buzës është normale në pushim, por ngrihet shumë lart kur buzëqeshni, dhe kjo quhet buzë “hipertonike”. Ne e konsiderojmë gjatësinë e buzës së sipërme përpara se të lëvizim dhëmbët ose nofullat që të përputhen me të. Nëse pjesa tjetër e fytyrës është normale, ndryshimi i saj në përputhje me një buzë të shkurtër mund ta bëjë fytyrën të duket shumë e shkurtër.

 

Më pas është pozicioni i dhëmbëve ose nofullave tuaja. Nofullat tuaja mund të jenë në një pozicion normal, por dhëmbët tuaj mund të jenë shumë të gjatë ose të shtrirë poshtë. Nga ana tjetër, dhëmbët mund të kenë gjatësinë e duhur, por e gjithë nofulla e sipërme është e mbizhvilluar. Nëse dhëmbët ose nofullat janë vetëm pak të gjata, mund të jenë të mjaftueshëm telat për të futur dhëmbët e gjatë dhe për të “futur” indin e ngjitur të mishit të dhëmbëve nën buzën tuaj të sipërme. Në rastet e moderuara të Gummy Smile, ne mund të përdorim diçka të quajtur pajisje ankorimi të përkohshëm (TAD) për të futur dhëmbët e sipërm dhe kockën në një pozicion më vertikal në mënyrë që t’i lejojmë buzës së sipërme të mbulojë një pjesë të mishit të dhëmbëve. Por nëse sasia e shfaqjes së tepërt të mishit të dhëmbëve për shkak të zgjatjes së dhëmbëve ose nofullës së sipërme është shumë e madhe, e vetmja zgjidhje mbetet ndërhyrja kirurgjikale për të zhvendosur të gjithë nofullën lart. Kjo bëhet me një plan trajtimi të koordinuar nga ortodonti ynë dhe kirurgu oral maksilo-facial. Në rastet kur gjatësia e dhëmbit është e pamjaftueshme për të kryer punime në të, bëjmë një ndërhyrje për zgjatim të kurorës së dhëmbit.

 

Edhe kafshimi i keq, infeksionet, apo përdorimi i tepërt i medikamenteve të ndryshme mund të shkaktojnë një Gummy Smile, por cilido qoftë shkaku, kjo nuk është diçka që duhet ta vuani gjithë jetën! Në Brianza Dent, Specialistët tanë ortodontë janë ekspertë në vlerësimin e buzëve, dhëmbëve, nofullave e mishrave të dhëmbëve, dhe dinë mjaft mirë si bashkëveprojnë ato për të krijuar një buzëqeshje perfekte. Ne klinikën tonë do t’i japin zgjidhje të përhershme problemit tuaj të Gummy Smile dhe do t’ju dhurojmë buzëqeshjen që do t’ju ndryshojë jetën.