implante dentare

Po përjetoni mungesën e dhëmbëve? Mund të rregullohet me implante dentare.  Humbja; qoftë edhe e një dhëmbi të vetëm mund të jetë shkatërruese për strukturat e dhëmbëve përreth. Dhëmbët e humbur gjithashtu mund të ndikojnë përtej shëndetit tuaj oral dhe të kenë efekte anësore negative edhe në jetën shoqërore. Zgjidhja më e mirë e përhershme për dhëmbët që mungojnë janë implantet dentare.

Për ata që kanë humbur dhëmbë

Humbja e dhëmbëve mund të ndodhë për shumë arsye të ndryshme, duke përfshirë sëmundjen periodontale të avancuar dhe traumën. Humbja e dhëmbëve prek qindra miliona njerëz në botë dhe është tepër e zakonshme tek të rriturit. Pamja e një personi, aftësia përtypëse dhe vetëbesimi rrezikohen të gjitha kur atij i mungon një dhëmb. Nëse trajtimi vonohet, humbja e dhëmbëve gjithashtu shkakton probleme të tjera orale, duke përfshirë prishjen e dhëmbëve dhe humbjen kockore. Por pavarësisht nëse e besoni ose jo, ky është një problem i trajtueshëm.

Megjithëse protezat kanë qenë metoda e preferuar për zëvendësimin e dhëmbëve të humbur për shumë vjet, pacientët tani po kuptojnë përfitimet afatgjata funksionale dhe kozmetike të implanteve dentare. Implantet dentare vlerësohen shumë si zgjidhja ideale për heqjen e dhëmbëve, për shumë raste; edhe në Brianza Dent.

Implante Dentare janë zgjidhja

Në klinikën tonë Brianza Dent, shumë pacientë i drejtohen implanteve dentare për një trajtim zëvendësues të dhëmbëve. Dhe kanë arsye. Implantet dentare janë e vetmja zgjidhje që imiton strukturat natyrale të dhëmbëve, ngjan më shumë me dhëmbët natyralë dhe parandalon prishjen e mëtejshme të kockës së nofullës. Kjo ndodh sepse vida e një implanti dentar vepron si rrënja e një dhëmbi natyral, duke stimuluar kockën e nofullës së pacientit. Nëse marrin kujdesin e duhur, implantet dentare mund të zgjasin për gjithë jetën.

Ajo çka është më e rëndësishme, është zgjedhja e profesionistit dentar të duhur. Ky është kushti parësor që pacienti të garantojë jetëgjatësinë e implantit dhe rezultatin e mirë. Në Brianza Dent, mund të jeni të sigurt në ekipin tonë dentar dhe implantologun tonë me përvojë Prof. Assoc. Luan Mavriqi, i cili i ndihmuar nga teknologjia më e përparuar, garanton rezultatet e përsosura për shëndetin tuaj oral dhe një buzëqeshje të përsosur.

A jeni gati për të nisur udhëtimin tuaj drejt një buzëqeshje të re dhe të përmirësuar? Kontaktoni me ne në Brianza Dent për të planifikuar konsultën tuaj sot!