Implante dentare

Home » Implante Dentare

Çfarë është një implant dentar?

Implantet dentare janë rrënjë zëvendësuese të dhëmbëve. Implantet dentare konsiderohen si mënyra më e mirë për zëvendësimin e dhëmbëve, që mungojnë në gojë.

Proteza mbi implante

Ura mbi implante dentare.

Vendosja e urës mbi implante dentare kryhet me të njëjtën procedurë si vendosja e tyre mbi dhëmbët e vërtetë. Një alternativë mjaft efikase që zgjidh situata kur pacienti ka një mungesë të konsiderueshme të dhëmbëve qoftë në nofullën e poshtme apo dhe atë të sipërme.

Ashtu si me vendosjen e një dhëmbi mbi implant dentar, dhe ura mbi implant dentar mund të jetë gjithashtu subjekt i dështimit. Për të shmangur rrezikun e kompromentimit të të gjithë strukturës së urës, është thelbësore të ndiqen disa rregulla:

  • 1Të tregohet kujdes për higjienën orale.
  • 2T’i kushtohet më shumë vëmendje pastrimit të pjesëve që mbështesin urën.
  • 3Vizita periodike te dentisti.

Procedura për vendosjen e urës mbi implantet dentare është e njëjtë me atë të një kirurgjie të implantit normal.

Ndërhyrja duhet të planifikohet me kujdes. Për ta bërë këtë, niset me historinë mjekësore të pacientit dhe pastaj vazhdohet me të gjitha testet diagnostikuese për implant dentar.

Në sajë të teknologjisë së sofistikuar dentisti do të ketë imazhe dixhitale dhe 3D të anatomisë së pacientit dhe me informacionin e mbledhur, ai do të jetë në gjendje të planifikojë në detaje vendosjen jo vetëm të implantit por dhë të urës mbi implante.

Implantet dentare

Teknika “All On 4”.

Kjo teknikë është në parim e njëjtë me vendosjen e protezës fikse mbi gjashtë implante, por në këtë rast vendosen 4 të tillë, që shërbejn për fiksimin e protëzes.

Zgjedhja midis teknikës mbi gjashtë apo katër implante ndikohet nga densiteti i kockës së pacientit, dhe kushteve të tjera mjekësore që duhet të plotësojë.

– Pacienti nuk ka asnjë dhëmb në njërën prej nofullave
– Pacienti vuan nga paradontoza
– Pacienti nuk ka densitet të mjaftueshëm të kockës së nofullës

All on 6

Teknika “All On 6”.

Nëse keni humbur të gjithë dhëmbët ose keni proteza të lëvizshmë, një mënyrë mjaft efikase për të rikthyer edhe një herë ndjesinë e të paturit dhëmbët tuaj është metoda “all on 6”. Falë kësaj teknike mund ti thoni lamtumirë protezave të vjetra me proteza fikse të vendosura mbi 6 implante. Nëpërmjet kësaj teknike moderne dhe inovative është e mundur të vendosen të gjithë dhëmbët (12 ose 14 dhëmbë) si në nofullën e poshtme dhe atë të sipërme.

Realizimi i vendosjes së protëzës fikse mbi 6 implante bëhet në dy faza.
– Faza e parë konsiston në vendosjen e implanteve.
– Faza e dytë e cila vjen pas tre ose gjashtë muajsh, konsiston në vendosjen e protezës fikse.

Në klinikën tonë ofrohet dhe vendosja e protezave provizore përgjatë periudhës 3 ose 6 mujore të pritjes së proçesit të integrimit të implantit më kockën. Duke bërë që pacienti dhe gjatë kësaj periudhe të mos humbasë plotësishtë anën funksionale dhe sigurisht asaj estetike.

Produktet më cilësore

Llojet e implanteve që ne përdorim.

Implantet Bio3 janë produkte tejet të suksesshme, duke u renditur kështu midis arritjeve më të fundit të shkollës dentare gjërmane duke qenë paralel me zhvillimet e teknologjisë globale. Kjo linjë implantesh u ofron dentistëve zgjidhjet më të mira.

Besimi dhe Cilësia

Bio3 kryen kontrolle sistematike mbi cilësinë e produkteve që prodhojnë, këto të fundit të konfirmuara nga standardet ndërkombëtare të cilësisë ISO 13485, ISO 9001 dhe CE0086.

Cilësitë e Bio3
Lidhje konike precize që zvogëlon mundësinë e kontaminimit bakterial. Sipërfaqe hidrofile që lehtëson punën e mjekut dhe siguron lidhje më të fortë të implantit.

Implantet dentare konsiderohen si mënyra më e mirë për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë. Në rastet kur pacienti ka humbur para shumë kohësh dhëmbin, kirurgu duhet të vlerësojë nëse kocka e mbetur është e mjaftueshme për të mbajtur implantin. Kur nuk mjafton, trajtimi primar konsiston në vendosjen e kockës artificiale, për të rritur stabilitetin e implantit. Gjithashtu, në zonat e molareve, kirurgu vlerëson edhe afërsin me membranën e sinusit maksilar. Kur hapësira për implant nuk mjafton, kirurgu kryen proçedurën e quajtur “ngritje të sinusit” në të cilën ekspozohet kocka dhe më tej membrana e sinusit, dhe ngre lehtësisht membranën me strumenta të veçantë, në mënyrë që implanti të ketë lartësinë e duhur për të qëndruar në linjë me okluzionin.

Linja e produkteve rigjeneruese Creos ju ofron një zgjidhje të sigurt dhe të besueshme në proçedurat për rigjenerimin e kockave (GBR) dhe rigjenerimin e indeve (GTR).

Sistemi i implanteve për të gjitha llojet.

Cilido qoftë lloji, ne kemi implantin dentar I cili ju nevojitet. Aparatet tona përfshijnë implantet në nivel kockor dhe indor për të gjitha tipet e kockave dhe të gjitha protokollet.

Protezat e parafabrikuara dhe individuale.
Ne ofrojmë siguri të lartë për restaurimin e të gjitha problemeve. Marrim proteza të restauruara me CAD / CAM nga NobelProcera.

Konceptet e trajtimeve innovative
Trajtojmë pacientin me zgjidhjen tonë të sigurt nga një dhëmb i vetëm, në të gjithë nofullën.

Implanti IS II kalon në 5 faza sterilizimi duke bërë të mundur pastërtinë maksimale të implantit.

Zgjidh problemin e sipërfaqes S.L.A që është acid i mbetur dhe papastërtitë.

Lidhja e shpejtë me kockën.

Vlera RA (Mesatarja e përafërt) është pothuajse e njëjtë me implantin “S”, i cili është i njohur për implantet sipërfaqësore.
Përmes hulumtimit klinik, është provuar se Neobiotech IS II aktiv ka pothuajse të njëjtin shërim në kohë, kompabiliteti kockor dhe stabiliteti me implantin “S”.

Stabilitet i fortë primar
IS II trupi aktiv, koka, kulmi dhe fija është dizajn që të ketë stabilitet të fortë primar edhe në rastet e densitetit të dobët të eshtrave.

Bazuar në studimet e 10 viteve të fundit, IS II është përmirësuar vazhdimisht për të patur një dizajn të brendshëm që lejon lidhje më të fortë dhe më të shpejtë me kockën.

Implanti IS III kalon në 5 faza sterilizimi duke bërë të mundur pastërtinë maksimale të implantit.

Zgjidh problemin e sipërfaqes S.L.A që është acid i mbetur dhe papastërtitë.

Lidhja e shpejtë me kockën.

Vlera RA (Mesatarja e përafërt) është pothuajse e njëjtë me implantin e kompanisë “S”, i cili është i njohur për implantet sipërfaqësore.
Përmes hulumtimit klinik, është provuar se Neobiotech IS III aktiv ka pothuajse të njëjtin shërim dhe kohë, kompabiliteti kockor, stabiliteti me implant “S”.

Stabilitet i fortë primar
IS III është struktura e cila krijon stabilitet primar edhe në rastet ku pacienti ka probleme me kockat. Bazuar në studimet e 10 viteve të fundit, IS III është përmiresuar vazhdimisht për të patur një dizajn të brendshëm që lejon lidhje më të fortë dhe më të shpejtë me kockën.

Implantet zigomatike janë një zgjidhje kirurgjikale dhe protetike e mbështetur në prova, si për protokollet e ngarkimit me dy faza, ashtu edhe ato të menjëhershme.

Sot, implantet zigomatike zakonisht vendosen duke përdorur një protokoll të ngarkimit të menjëhershëm

Treguesi kryesor për implantet zigomatike është maksila e dhëmbëve e resormentuar rëndë, por ato gjithashtu mund të përdoren në situata pjesërisht pa dhëmbë.

Indikacionet për futjen e implantit zigomatik përfshijnë: alternativë për zmadhimin e sinusit, shtim të dështuar të sinusit, rehabilitim pas heqjes së tumorit ose traumës, dështim i implanteve konvencionale, dështim i grafteve të mëparshme të kockave.
Vendosja e implanteve zigomatike kërkon trajnim adekuat dhe përvojë kirurgjikale.

Nëse keni nevojë për një implant dentar por vuani nga humbja e kockes në nofullën tuaj, mund të jeni kandidat për një implant subperiosteal.

Ndryshe nga shumica e implanteve që futen në kockë, ky lloj implanti shtrihet mbi kockën e nofulles nën shtresën e hollë të indit midis kockave dhe mishit të dhëmbëve (periosteumit).

Implantet Pterigoide zgjidhja më e mirë për rastet me resorbim të rëndë të kockave në nofullën e sipërme.

Jane implante qe vendosen ne pjesen e pasme te nofulles se siperme duke evituar rigjenerimin kockor dhe duke shkurtuar kohen e vendosjes se dhembeve mbi implant.

Sistemi i implanteve dentare Straumann u krijua në bazë të thjeshtësisë dhe lirisë së zgjedhjes.

Ato u projektuan për të thjeshtuar trajtimin dhe për të zvogëluar kompleksitetin e trajtimit. Në bazë të studimeve implantet Straumann SLA, duke ruajtur distancën biologjike për vendosjen dhe mbarëvajtjen e tij treguan raportin më të ulët të dështimit të procedurës. Prej më shumë se 40 vitesh inovacion, implantet Straumann kanë një ndër sistemet më të mira të implatologjisë në të gjithë botën.

6 arsyet pse implantet Straumann janë më të mirët :

1- Disajn unik implanti

2- Performancë Roxolid

3- Teknologji SLActive

4- Lidhje teke

5- Sistem VeloDrill

6- I amplifikueshëm dixhitalisht

Pyetjet më të shpeshta