Sedacion
Çfarë është sedacioni koshient?
Sedacioni koshient është një teknikë anestetike e përdorur për të shkaktuar një gjendje të relaksimit, amnezisë dhe kontrollit të dhimbjes gjatë një procedure diagnostike ose kirurgjike duke perdorur barna qetësuese intravenoze.
Perceptimi i prekjes, ndjesia e shpimeve në kokë, ndjesia e kokës së zbrazët dhe “ndriçimi” janë të gjitha reagimet normale ndaj qetësimit: mund të ketë gjithashtu një ndjenjë të përgjumjes, por jo humbje të plotë të vetëdijes pasi sedacioni nuk është anestezi e përgjithshme.
Sedacioni i ndërgjegjshëm është një praktikë e kontrolluar, e sigurt dhe e efektshme që i lejon pacientit të kapërcejë stresin e dhëmbëve dhe lejon dentistin të punoj me qetësi në një pacient bashkëpunues dhe të përkryer.
Sedacioni i ndërgjegjshëm nuk përfshin humbjen e reflekseve mbrojtese , që është aftësia për të ruajtur në mënyrë të pavarur sistemin e rrugëve të frymëmarrjes dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate stimuleve fizike dhe komandave verbale.