Si ndodh (funksionon) zbardhimi?
Ndjeshmëria e dhëmbit është një efekt anësor i përkohshëm i zbardhimit. Kjo ndjeshmëri është e përkohëshme dhe largohet pas përfundimit të zbardhimit. Produktet zbardhuese të kohëve të fundit kanë në përbërje (Potasium Nitrat) elementë që eliminojnë ndjeshmërinë ndaj të ftohtit dhe të nxehtit.
Kërkimet shkencore kanë treguar se Nitrati i Potasiumit, penetron në zmalt, dentinë e deri në nerv, duke vepruar si një qetësues dhimbjeshë (analgjezik dhe anestetik).
Produktet zbardhuese kanë në përbërje dhe Fluor,një element që ul ndjeshmërinë e dhëmbit si dhe e mbron atë nga prishja.
A shkakton zbardhimi probleme, duke dëmtuar apo dobësuar zmaltin (shtresën e jashtme) e dhëmbëve?
Sipas kërkimeve shkencore, të pranuara edhe nga “American Association of Dental Research” (Shoqata Amerikane e kërkimeve Dentare), produktet zbardhues që kanë në përmbajtje Nitrat Potasiumi dhe Fluor, ulin ndjeshmërinë e dhëmbit ndaj të nxehtave dhe të ftohtave, ndikojnë pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm të gojës/dhëmbëve, kanë efekt anti karies (kundra prishjes), rrisin mikrofortësinë e zmaltit.
E rëndësishme: Zbardhimi duhet të bëhet vetëm nën mbikqyrjen e dentistit.
Tek femrat shtatzënë dhe nënat që ushqejnë fëmijën me qumësht gjiri, nuk lejohet zbardhimi.
Zbardhimi i dhëmbëve në ditët e sotme është efikas dhe i sigurtë, nëse bëhet në mënyrën e duhur dhe me materialin e përshtatshëm. Kjo përfshin një diagnozë fillestare, pastrimin e gurëzave dhe të njollave, shpjegimi nga ana e dentistit mbi proçesin e zbardhimit, si dhe ndjekja gjatë proçesit të zbardhimit.
Zbardhimi i bërë nga vetë personi me prodhime kozmetike – estetike mund të dëmtojë mishrat e dhëmbëve dhe nuk është shumë efikas.