Trajtimi i Fëmijëve

Home » Trajtimi i Fëmijëve

Kujdesi i fëmijeve për dhëmbët

Një dietë e mirë dhe dhëmbë të shëndetshëm..

Vëmëndja i kushtohet parandalimit të dëmtimit të dhëmbëve që shkaktohet nga kariesi, nëpërmjet edukimit për higjenën e kavitetit oral, këshillave për dietën e duhur, aplikimit të fluorit dhe të silanizimit të dhëmballëve.

Dhëmbët, kockat dhe indet gingivale kërkojnë një dietë të shëndetshme dhe të mirëekuilibruar. Në përgjithësi, ushqimet me përmbajtje të shumtë sheqeri dhe lëngjet me gaz mund të shkaktojnë kavitete karioze, prandaj fëmijët duhet të konsumojnë ushqime të shëndetshme si perimet, frutat, kosin dhe djathin, me përmbajtje të ulët yndyre.

Vizita e parë duhet bërë rreth moshës 2-3 vjeç, në mënyrë të tillë, që ti mësojmë fëmijës se si mund të kujdeset për dhëmbët e qumështit dhe gingivën. Ndërkohë po në këtë moshë, ata mund të fillojnë me trajtimet e higjenës orale dhe checkup-e të rregullta tek mjeku i tyre stomatolg. Qëllimi i vizitës së parë në një moshë kaq të hershme është ta mësojmë fëmijën të njihet dhe të përshtatet me ambjentin e punës, në mënyrë që të familjarizohet, duke e përjetuar si një eksperiencë jo shqetësuese për të.

Rëndesia e dhëmbëve të qumështit.

Në fakt dhëmbët e qumështit formohen përpara lindjes së fëmijës. Fillimisht dhëmbët e parë që dalin janë incizivët qëndror të poshtëm në muajin e katërt, më pas vijohet me incizivët qëndror të sipërm. Dhëmbët e tjerë të serisë së qumështit përfundojnë rreth moshës 3 vjeçare, por vendndodhja dhe renditja e tyre është e ndryshueshme.

Seria e dhëmbëve të përhershëm i ka fillesat në moshën 6 vjeçare, duke filluar me daljen e dhëmballëve të para dhe incizivët qëndror të poshtëm. Ky proces vazhdon deri në moshën 21 vjeçare me daljen e dhëmballëve të treta (të pjekurisë). Një pacient adult ka 28 dhëmbë të serisë së përhershme dhe 32 elementë dentare duke përfshirë dhe dhëmballët e syrit.

Prezenca e tyre është e rëndësishme sepse i lejon fëmijës të ushqehet, të qeshë dhe të flasë. Dhëmbët e qumështit shërbejnë edhe si ruajtës të hapësirës për dhëmbët e përheshëm duke favorizuar një rritje harmonike të nofullave. Prishjet e dhëmbëve të qumështit mund të shkaktojnë njësoj si prishjet e dhëmbëve të përhershëm dhimbje, infeksione dhe aromë jo të këndeshme të gojës.

Kurimi i dhëmbëve të qumështit mund të bëhet me teknika të thjeshta dhe pa dhimbje për fëmijën.

Dhëmbët e qumështit shërbejnë për një sërë funksionesh të rëndësishëm:

– Lejojnë fëmijën të mbaj një dietë të shëndetshme, duke konsumuar ushqime të forta dhe të buta

– Kanë funksion thelbësor për të bluar duke ndihmuar në tretjen e ushqimit

– Shërbejnë për ruajtur dhe udhëhequr daljen e dhëmbëve të përhershëm në pozicionet e tyre korrekte

– Lejojnë zhvillimin normal të bazave kockore të nofullave

– Ndikojnë në zhvillimin e artikulimit të fjalëve dhe vetbesimin e fëmijës

– Qëllimi ynë është reduktimi i rrezikut të patologjive orale në të ardhmen dhe rritjen e jetëgjatësisë së buzëqeshjes së shëndetshme dhe të bukur

Silanizimi i dhëmbëve është një procedurë që parandalon formimin e prishjeve të dhëmbëve. Aplikimi i silanteve (një shtresë e hollë resinoze fluide) rekomandohet sidomos tek dhëmballët e përhershme të sapo zbuluar nga gingiva. Forma okluzale e këtyre dhëmbëve është e përbërë nga kreshta dhe gropëza të cilat favorizojnë zhvillimin e proceseve karioze. Kjo procedurë kryhet pa dhimbje dhe cila bëhet pa nevojën e anestezisë lokale.

Profilaksia me fluor konsiston në aplikimin sipërfaqësor të xhelit të fluorit në mënyrë perdiodike me qëllim përmirësimin e strukturës kristalore të zmaltit të dhëmbëve. Përmirësimi i strukturës së zmaltit e bën dhëmbin me rezistent ndaj sulmeve të acideve të baktereve që shkaktojnë kariesin dentar. Një kujdes të vecantë duhet treguar në aplikimin e sasisë së fluorit ose gjatë gëlltitjes së sasive të konsiderueshme të pastave të dhëmbëve me përmbajtje fluori, pasi një sasi e tepërt mund të coj në formimin e Fluorozis (pigmentime të bardha në sipërfaqen e dhëmbëve).