Kirurgji Orale

Home » Kirurgji Orale

Kirurgji dentare

Kirurgjia pre-protezike.

Në rastet kur pacienti nuk mund të mbajë proteza fikse në gojë dhe kërkon të bëjë protezë të lëvizshme, kirurgu duhet të vlerësojë nevojën e pacientit për të kryer kirurgjinë parapërgatitëse në mënyrë që proteza e lëvizshme të ketë stabilitetin maksimal në gojë.

Ndërhyrjet kryesore preprotezike janë heqja e indeve të buta të tepërta, që kanë mbetur nga tërheqja e kockës, si pasojë e mungesës prej shumë kohësh të dhëmbëve dhe e toreve, që janë neoformacione të kockës në qiellzë ose në brendësi të nofullës së poshtme, që mund të pengojnë zbritjen e protezës.

turismo dentale albania

Rrënjët e mbetura

Ekstraksionet e dhëmbëve dhe rrënjëve të mbetura.

Kirurgjia orale është ajo degë e stomatologjisë, që merret me ndërhyrjet kirurgjikale në kavitetin oral.
Më poshtë janë disa nga ndërhyrjet me të shpeshta që kryen mjeku stomatolog i specializuar në kirurgji orale:
Heqja e dhëmbëve është një ndërhyrje rutinë në kirurgjinë orale.

Kirurgjia më e përhapur është heqja e dhëmballëve të pjekurisë, heqja e dhëmbëve të konsumuar-(retinuar) dhe gjithashtu heqja e dhëmbëve për të mundësuar drejtimin e dhëmbëve me aparate ortodontike dhe për vendosjen e protezave. Një nga ndërhyrjet më të rëndësishme është edhe heqja e rrënjëve të mbetura që mund të çojnë në infeksione të kockës dhe në kiste.

Infeksionet

Trajtimi i infeksioneve (abseseve).

Në gjuhën mjeksore quhet Drenimi i abseseve.
Abseset janë infeksione që vijnë nga prishja e dhëmbëve në gradat e rënda apo dhe nga zhveshja dhe lëvizja e tyre. Ato përhapen në mishrat e dhëmbëve me variacione në madhësi, (nga një fryrje e lehtë në zonën përreth dhëmbit deri tek një fryrje që duket në pamje të jashtme), gjë kjo e cila mund të pëngojë frymëmarrjen.

Kjo shoqërohet me temperaturë, dhimbje të vazhdueshme, lëvizshmëri të dhëmbëve dhe fryrje të nyjeve linfatike të qafës. Trajtimi kirurgjikal kryhet kur trajtimi i dhëmbit nuk ka patur sukses në eliminimin e infeksionit dhe konsiston në një ndërhyrje në zonën e infektuar dhe në dizinfektimin e hapësirës së infektuar, në varësi të rastit me antibiotik.