Aparatet Dentare

Ortodoncia është një specialitet i veçantë në stomatologji dhe merret me drejtimin e dhëmbëve, rregullimin e problemeve të kafshimit dhe raportin e nofullave me njëra-tjetrën dhe sistemin dentofacial.

ANOMALITE NE ORTODONCI

Anomali konsiderohen të gjitha devijimet nga norma.

Ato mund të jenë skeletike ose dentare si psh:

– Kafshimet e hapura

– Kafshimet e thella

– Klasat e dyta skeletike dhe dentare

– Klasat e treta skeletike dhe dentare

– Kafshimet e kryqezuara

– Grumbullimet dentare

APARATE FIKS

Përdoren për drejtimin e dhëmbëve tek fëmijët-adoleshentët me denticion të përhershëm dhe tek të rriturit e çdo moshe. Ato mund të jenë metalike dhe estetike qeramike (të bardhë ose transparent).

Ndryshimi është vetëm në pamje dhe jo në funksion apo kohëzgjatje trajtimi.

 

APARATET FIKS METALIKE

Këto aparate përbëhen nga braketat metalike dhe harqet Ni-Ti dhe të çelikut. Ato mund të zgjidhen nga të gjithë pacientët që nuk e kanë problem dukjen e aparatit metalik.

APARATET FIKS ESTETIKE

Këto aparate përbëhen nga braketat qeramike transparente dhe harqet e padukshëm, në muajt e parë e më pas nga harqe metalike. Janë shumë efikasë në trajtimin e problemeve orodontike tek adoleshentët dhe pacientët e rritur të cilët dëshirojnë që aparati i tyre të jetë thuajse i padukshëm.

APARATET SELF –LIGATING (DAMON):

Kjo është një teknike e re, revolucionare në ortodonci e cila:

– I ofron pacientit më shumë komoditet

– Lehtësi në pastrimin e dhëmbëve që mbajnë braketat

– Shkurtimin e kohës së trajtimit

– Reduktimin e numrit te vizitave (aktivizimeve) gjatë trajtimit

– Përdorimi i kesaj teknike redukton mundësitë e nevojës për heqjen e dhëmbëve në trajtimet ortodontike

– Konsiderohet si një sistem loë-friction pra që siguron lëvizjen e dhëmbëve duke ushtruar forca më të lehta, biologjikisht më të pranueshme për sistemin dentar duke reduktuar në disa muaj kohëzgjatjen e trajtimit.

 

Këto aparate mund të jenë metalike ose estetike.

MOSHA E TRAJTIMIT

Disa anomali, kryesisht ato skeletike (si psh kafshimet e kryqezuara; klasat e treta skeletike; kafshimet e hapura etj) duhet të trajtohen që në fëmijëri sepse, jo vetëm që nuk kanë mundësi vetërregullimi por me kalimin e kohës ato përkeqësohen.

Disa anomali të tjera (kryesisht ato të dhëmbëve ) mund të trajtohen edhe në moshë madhore.

Sa më shpejt të diagnostikohet një anomali dhe sa më shpejt të zgjidhet momenti i duhur i trajtimit të saj aq më i sigurt është rezultati.

KONSULTA E PARE

Prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm që kur dalin për herë të parë dhëmballët e para të përhershme (rreth 6 vjeç) të bëjnë një konsultë me mjekun ortodont.

Disa anomali mund të evidentohen edhe më herët.

KOHEZGJATJA E TRAJTIMIT

Trajtimet ortodontike me aparate fikse zgjasin nga 8-24 muaj, në varësi të problemit dhe aparatit të përdorur.

DHIMBJA

Trajtimet ortodontike nuk shkaktojne dhimbje por ka një përiudhë të shkurtër (deri një javë) akomodimi të pacientit me aparatin dhe presionin e lehtë që ai ushtron mbi dhëmbët. Në raste të rralla mund të merret një analgjezik (qetësues për dhimbjen) si paracetamol, oki etj.

NGRENIA

Pasi vendosim aparatin (atë fiks) pacientët duhet të bëhen të kujdesshëm me ngrënien por mund të konsumojnë cdo ushqim që ata dëshirojnë. Kujdes i veçantë duhet treguar për ushqimet e forta të cilat mund të shkëpusin braketat, ndaj ato më parë duhet të prihen në copa të vogla.

HIGJENA

Ajo duhet të jetë maksimale, larje tre herë në ditë sidomos pas vakteve kryesore dhe shpëlarje e gojës në vaktet e ndermjetme. Larja duhet të bëhet e rregullt mbi dhe nën braketa në çdo sipërfaqe të dhëmbëve në mënyrë që të mos mbetet asnjë mbeturinë ushqimore në zonat rreth braketave që më pas mund të shkaktojë karies të dhëmbëve. I këshillueshëm është edhe përdorimi i shpëlarësve të ndryshëm të gojës në mëngjes dhe në darkë.

Këshillohet përdorimi i furçave ortodontike, të cilat lehtësojnë larjen e dhëmbëve

 

Aparate të lëvizshëm

Përdoren kryesisht tek fëmijët me denticion të perzier (kur fëmija ka në gojë dhëmb qumështi dhe të përhershëm). Ato shërbejnë kryesisht për rregullimin e raportit të nofullave me njëra-tjetrën, përfitimin e hapësirave të vogla, zgjerim të lehtë të arkadave, ruajtjen e hapësirave në rastet e humbjes së parakohshme të dhëmbëve të qumështit.

Color Skin

Nav Mode

Italy