Implantet Dentare

Implantet dentare konsiderohen si mënyra më e mirë për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë.

Në rastet kur pacienti ka humbur para shumë kohësh dhëmbin, kirurgu duhet të vlerësojë nëse kocka e mbetur është mjaftueshëm e fortë për të mbajtur implantin. Kur kocka është e dobët, trajtimi primar konsiston në vendosjen e kockës artificiale, për të rritur stabilitetin e implantit. Gjithashtu, në zonat e molarëve, kirurgu vlerëson edhe afërsinë me membranën e sinusit maksilar. Kur hapësira për implant nuk mjafton, kirurgu kryen proçedurën e quajtur “ngritje të sinusit” në të cilën ekspozohet kocka dhe më tej membrana e sinusit dhe më pas kryhet ngritja e kësaj të fundit.

Ç’lloj ndërhyrjeje nevojitet për të vendosur urë mbi implante?

Proçedura për vendosjen e urës mbi implante është e njëjtë me atë të një kirurgjie të implantit normal. Ndërhyrja duhet të planifikohet me kujdes. Për ta bërë këtë, niset me historinë mjekësore të pacientit dhe pastaj vazhdohet me të gjitha testet diagnostikuese. Në sajë të teknologjisë së sofistikuar dentisti do të ketë imazhe dixhitale dhe 3D të anatomisë së pacientit dhe me informacionin e mbledhur, ai do të jetë në gjendje të planifikojë në detaje vendosjen jo vetëm të implantit por dhë të urës mbi implante.

Ura mbi implante

Vendosja e urës mbi implante kryhet me të njëjtën procedurë si vendosja e tyre mbi dhëmbët e vërtetë. Një alternativë mjaft efikase që zgjidh situatata kur pacienti ka një mungesë të konsiderueshme të dhëmbëve qoftë në nofullën e poshtme apo dhe atë të sipërme.

Kujdesi dhe mirëmbajtja me kalimin e kohës

Ashtu si me vendosjen e një dhëmbi mbi implant,  dhe ura mbi  implant mund të jetë gjithashtu subjekt i dështimit. Për të shmangur rrezikun e kompromentimit të të gjithë strukturës së urës, është thelbësore të ndiqen disa rregulla:

  •  të  tregohet kujdes për higjenën orale;
  •  t’i kushtohet më shumë vëmendje pastrimit të pjesëve që mbështesin urën;
  •  vizita periodike tek dentisti

                          Proteza mbi implante

Teknika  “all on 6”

Nëse keni humbur të gjithë dhëmbët ose keni proteza të lëvizshmë, një mënyrë mjaft efikase për të rikthyer edhe një herë ndjesinë e të paturit dhëmbët tuaj është metoda “all on 6”. Falë kësaj teknike mund ti thoni lamtumirë protezave të vjetra me proteza fikse të vendosura mbi 6 implante. Nëpërmjet kësaj teknike moderne dhe inovative është e mundur të vendosen të gjithë dhembët (12 ose 14 dhëmbë) si në nofullën e poshtme dhe atë të sipërme.

Si aplikohët kjo teknikë?

Realizimi i vendosjes së protëzës fikse mbi 6 implante bëhet në dy faza.

  • Faza e parë konsiston në vendosjen e implanteve.
  • Faza e dytë e cila vjen pas tre ose gjashtë muajsh, konsiston në vendosjen e protezës fikse.

Në klinikën tonë ofrohet dhe vendosja e protezave provizore përgjatë periudhës 3 ose 6 mujore të pritjes së proçesit të integrimit të implantit më kockën. Duke bërë që pacienti dhe gjatë kësaj periudhe të mos humbasë plotësishtë anën funksionale dhe sigurisht asaj estetike.

 

Teknika “all on 4”

Kjo teknikë është në parim e njëjtë me vendosjen e protezës fikse mbi gjashtë implante, por në këtë rast vendosen 4 të tillë, që shërbejn për fiksimin e protëzes.

Zgjedhja midis teknikës mbi gjashtë apo katër implante ndikohet nga densiteti i kockës së pacientit, dhe kushteve të tjera mjekësore që duhet të plotësojë.

“All on 4” e përshtatshmë në rastët kur:

  • Pacienti nuk ka asnjë dhëmbë në njërën prej nofullave
  • Pacienti vuan nga paradontoza
  • Pazienti nuk ka densitet të mjaftueshëm të kockës së nofullës

Të dyja teknikat si vendosja e protëzës fikse mbi katër apo gjashtë implante, është një formë mjaft efikase për të hequr një herë dhe përgjithmonë protezat e lëvishme, dhe për të rikthyer ndjesinë e të paturit dhëmbët tuaj.

 

 

Implantet Bio3 janë produkte tejet të suksesshme, duke u renditur kështu midis arritjeve më të fundit të shkollës dentare gjermane e duke qenë paralel me zhvillimet e teknologjisë globale. Kjo linjë implantesh u ofron dentistëve zgjidhjet më të mira.

Besimi dhe Cilesia

Bio3 kryen kontrolle sistematike mbi cilësinë e produkteve që prodhojnë, këto të fundit të konfirmuara nga standartet ndërkombëtare te cilesise ISO 13485, ISO 9001 dhe CE0086.

Cilësitë e Bio3

Lidhje konike precize që zvogëlon mundësinë e kontaminimit bakterial. Sipërfaqe hidrofile që lehtëson punën e mjekut dhe siguron lidhje më të fortë të implantit.

Implantet dentare konsiderohen si mënyra më e mirë për zëvendësimin e dhëmbëve, që mungojnë. Në rastet kur pacienti ka humbur para shumë kohësh dhëmbin, kirurgu duhet të vlerësojë nëse kocka e mbetur është e mjaftueshme për të mbajtur implantin. Kur nuk mjafton, trajtimi primar konsiston në vendosjen e kockës artificiale, për të rritur stabilitetin e implantit. Gjithashtu, në zonat e molareve, kirurgu vlerëson edhe afërsin me membranën e sinusit maksilar. Kur hapësira për implant nuk mjafton, kirurgu kryen proçedurën e quajtur “ngritje të sinusit” në të cilën ekspozohet kocka dhe më tej membrana e sinusit, dhe ngre lehtësisht membranën me strumenta të veçantë, në mënyrë që implanti të ketë lartësinë e duhur për të qëndruar në linjë me okluzionin.

Zgjidhje rigjeneruese

Linja e produkteve rigjeneruese Creos ju ofron nje zgjidhje te sigurt dhe te besueshme ne procedurat per rigjenerimin e kockave(GBR) dhe rigjenerimin e indeve( GTR).

Sistemi i implanteve per te gjitha llojet

Cilado qofte lloji,ne kemi implantin dentar I cili ju nevojitet.Aparatet tona perfshijne implantet ne nivel kockor dhe indor per te gjitha tipet e kockave dhe te gjitha protokollet.

Protezat e parafabrikuara dhe individuale

Ne ofrojme siguri te larte per restaurimin e te gjitha problemeve. Marrim proteza te restauruara me CAD/CAM nga NobelProcera.

Konceptet e trajtimeve innovative

Trajtojme pacientin me zgjidhjen tone te sigurt nga nje dhemb i vetem ne te gjith nofullen.

 

NobelProcera mjeti i legalizimit (identifikimit)

Perdornim mjetin e edintifikimit per te verifikuar nese keni marre nje NobelProcera original.

Shume me teper se motoret e stervitjes

Perdorin nje nivel te ri te efektivitetit me OsseoSet 300.

“Një ndikim pozitiv në çdo aspekt të jetës sime

Implanti IS II kalon ne 5 faza sterilizimi duke bere te mundur pastertine maximale te implantit.

Zgjidh problemin e sipërfaqes S.L.A që është acid i mbetur dhe papastërtitë.

Lidhja e shpejte me kocken.

Vlera RA (Mesatarja e përafërt) është pothuajse e njëjtë me implantin “S”, i cili është i njohur per implantet siperfaqesor.

Dhe përmes hulumtimit klinik, eshte provuar se Neobiotech IS II aktiv ka pothuajse të njëjtin shërim, kohë kompabiliteti kockor dhe stabiliteti me implant “S”.

Stabilitet i fortë primar

IS II trupi aktiv, koka, kulmi dhe fija është dizajn që të ketë stabilitet të fortë primar edhe në rastet e densitetit të dobët të eshtrave.

Bazuar ne studimet e 10 viteve te fundit, IS II eshte permiresuar vazhdimisht per te patur nje dizajn te brendshem qe lejon lidhje me te forte dhe me te shpejteme kocken.

Implanti IS III kalon ne 5 faza sterilizimi duke beret e mundur pastertine maximale te implantit.

Zgjidh problemin e sipërfaqes S.L.A që është acid i mbetur dhe papastërtitë.

Lidhja e shpejte me kocken.

Vlera RA (Mesatarja e përafërt) është pothuajse e njëjtë me implantin e kompanisë “S”, i cili është i njohur per implantet siperfaqesor.

Dhe përmes hulumtimit klinik, eshte provuar se Neobiotech IS III aktiv ka pothuajse të njëjtën shërim dhe kohë kompabiliteti kockor, stabiliteti me implant “S”.

Stabilitet i fortë primar

IS III eshte struktura e cila krijon stabilitet primar edhe ne rastet ku pacient ka probleme me kockat. Bazuar ne studimet e 10 viteve te fundit, IS III eshte permiresuar vazhdimisht per te patur nje dizajn te brendshem qe lejon lidhje me te forte dhe me te shpejte me kocken.

Color Skin

Nav Mode

Italy