Metoda Bashkëkohore
Urat Fikse.
Zirkon Zvicerian metoxit CAD/CAM. Është metoda më e re dhe bashkëkohore për dizenjimin e dhëmbëve për pacientët. Kjo fjalë e fundit e teknologjisë sjell një perfeksion në dizenjimin e dhëmbëve të rinj duke rritur cilësinë e punimeve.
Lazer melting Gjerman EOES. Është metoda më e re dhe bashkëkohore e printimit 3D të dhëmbëve. Kjo fjalë e fundit e teknologjisë eleminon çdo gabim njerëzor në laboratore dhe rrit saktësinë e punimeve.
Skeletet e zirkonit të prodhurara me CAD/CAM sot ja kalojnë metalit me vetitë e tij fizike. Urat e zirkonit të prodhura nga strukturat CAD/CAM janë shumë efikas dhe estetike në fushën dentare. Disa nga vetitë e tij më të mira janë: nuk ka bashkëveprim me materialet e tjera dentare, është antialergjik dhe 100% biokompatibel, është izolues i mirë i të ftohtit dhe të nxehtit, është imitues perfekt I dhëmbit natyral dhe nuk ndryshon ngjyrë me kalimin e kohës.
Çfarë është Zirkon Prettau?
Zirkon Prettau është një material qeramik i prodhuar në Europë në vitin 2003. Është një nga materialet më bashkekohorë, më estetik dhe më i fortë ndaj forcave përtypëse. Zirkon Prettau, avantazhin më të madh përveç fortësisë në raport me Zirkonet e tjerë, ka vetinë të jetë i prodhuar në nuanca të ndryshme siç është edhe dhëmbi natyral. Është higjenik, nuk mban erë dhe nuk nxin mishrat e dhëmbëve.
Tipet e protezave janë të lëvizshme dhe fikse, kjo e fundit bëhet kur proteza ngjitet në dhëmbët natyalë apo dhe implante, ndërsa proteza e lëvizshme mbështetet në gingivën e pacientit që do të thotë se ai mund ta lëvizi atë.
Të rejat e fundit (kanë qënë prej vitesh por që janë ekspozuar më së shumti këto 10 vitet e fundit) është se më parë proteza fikse aplikohej vetëm atëhere kur ishin prezent dhëmbët natyralë, ndërsa tani nëpërmjet implantologjisë mund të bëhet edhe tek pacientët që nuk kanë dhëmbët e tyre.
Të reja të tjera janë përbërja e materialeve, të cilat sa vijnë dhe e çojnë estetikisht një protezë më të ngjashme me dhëmbët dhe gingivë natyrale (dissilicato, zirconia, allumina), apo proteza të një precizioni ( faseta) të lartë, të cilat lejojnë të mbulojnë pjesën e jashtme të dhëmbëve me një shtresë të hollë qeramike.
Proteza mbi implante
Proteza fikse.
Proteza fikse është e fiksuar te dhëmbët shtyllë me anë të çementimit dhe nuk mund të hiqet nga vetë pacienti. Te protezat fikse bëjnë pjesë:
1. Këllëfët (që mund të jenë metal-porcelan, zirkon-porcelan, paladium-porcelan, flori-porcelan). Këllëfët janë proteza për dhëmbë tek, ku është ruajtur rrënja. Ankorohen te dhëmbët e përgatitur (monkonë) ose me anë të vidave endokanalare te rrënja (Kurora Richmond)
2. Urat (si këllëfët mund të jenë me material metal-porcelan, zirkon-porcelan, paladium-porcelan, flori-porcelan). Te urat, dhëmbi që është hequr zëvendësohet nga një protezë që përmban dhëmbin e hequr dhe dhëmbët në krah të tij, të cilët reduktohen në monkonë që protezohen. Dhëmbi që mungon së bashku me dhëmbët shtyllë formojnë urën.
3. Protezë mbi implante: në këtë rast rrënja e dhëmbit që mungon zëvendësohet me një implant titani ose aliazhe biokompatibël dhe mbi këtë vidhoset ose çementohet një protezë fikse.
Çfarë parametrash duhet të kenë protezat?
Funksionale: pacienti duhet të ketë një përtypje të mirë dhe funksione artikulare të rregullta (hapje, mbyllja, lateralitet majtas-djathtas, protruzion-retruzion dhe fonetikë korrekte).
Rezistenca: proteza duhet t’i rezistojë forcave përtypëse dhe të jetë rezistente ndaj likuideve të gojës.
Jo alergjike: duhet te jetë e përgatitur me materiale që nuk dëmtojnë kavitetin oral.
Estetike: dhëmbët artificialë duhet të jenë sa më të ngjashëm me dhëmbët natyralë të pacientit në mënyre që të mos alterohet profili.
Zëvendësim i dhëmbëve
Protezat e lëvizshme.
Me termin “protezë e lëvizshme” nënkuptojmë të gjitha protezat që mund të zëvendësojnë të gjithë nofullën ose një pjesë të saj. Quhen të lëvizshme pasi mund të hiqen dhe të lahen me lehtësi nga pacienti. Protezat e lëvizshme ndahen në:
1. Proteza totale: Proteza totale vendoset atëhere kur pacienti nuk ka asnjë dhëmb në kavitetin oral. Ajo është e përbërë nga një strukturë mbajtëse me rezinë akrilike dhe dhëmbë rezine, e cila mbahet tek nofulla e pazienti. Kjo protezë respekton profilin dhe funksionet përtypëse të pacientit. Quhet totale e lëvizshme pasi mund të hiqet nga pacienti dhe të lahet në cdo moment të ditës. Për të vendosur këtë lloj proteze pacienti duhet të ketë një sasi kocke në mënyrë që ajo të qëndroj në mënyrë natyrale.
2. Proteza parciale: proteza parciale ankorohet tek dhëmbët e mbetur me kroshe teli. Ajo është e përbërë nga një strukturë rezine akrilike dhe dhëmbë rezine.
3. Proteza e skeletuar: është një protezë parciale me një strukturë mbajtëse metalike.
4. Proteza e skeletuar me attachment: është një protezë mikse e cila përbëhet nga elementv shtylle sic janë dhëmbët të cilët vendosen në këllëf, një protez e skeletuar me kroshe metalike, të cilat e bëjnë këtë lloj proteze të jetë stabël por edhe që pacienti të ketë mundësi ta heqi dhe ta vendosi vet në cdo moment të ditës.
5. Vide e derdhur: është një lloj vide metalike e cila përgatitet në laborator dhe vendoset tek rrënja e dhëmbëve. Kjo vidë i jep dhëmbit më shumë stabilitet në rastin kur dhëmbi përbëhet vetëm nga rrënja.