Të gjithë duam të kemi buzëqeshjen perfekte!
Për këtë arsye kërkesa për dentistrinë estetike po rritet ndjeshëm. Pacientët, përvecse për shëndetin e gojës apo funksionalitetin e dhëmbëve, po i japin gjithnjë e më shumë rëndësi edhe anës estetike. Pacientët tek Brianza Dent shpesh kërkojnë zgjidhje të shpejtë dhe efektive për problemet e vogla estetike si dhëmbët e shtrembër, të keqformuar, të ndarë, që kanë diskolorime, janë të zhveshur apo të thyer .
Si mund të arrihet një buzëqeshje perfekte pa dëmtuar dhëmbët natyralë?
Zgjidhja më inovative, më e shpejtë dhe efikase janë FASETAT EMAX :
Fasetat Emax janë një veshje e hollë qeramike, përbërja e të cilave është Disilikat Litiumi e cila vendoset mbi pjesën e sipërme të dhëmbëve natyralë. Nëpërmjet punimit protetik shumë pak invaziv pjesa e smaltit 0.1-0.5 mm hiqet, dhe mbi dhëmb vendoset faseta Emax. Në përgjithësi janë të përshtatshme për pacientët që kanë dhëmbë të drejtë dhe kërkojnë të ndryshojnë formën dhe madhësinë e dhëmbëve për të patur një buzëqeshje simetrike .Ndryshe nga kurorat apo implantet denatre, fasetat zëvendësojnë vetëm pjesën e përparme të dhëmbit. Në varësi të materialit dhe mirëmbajtjes Fasetat Emax mund të zgjasin deri në 20 vjet.
Si fillim bëhet Smile design pranë Klinikës Brianza Dent. Modelohet buzëqeshja dhe shikohet në 3D rezultati përfundimtar që pritet pas vendsosjes së fasetave emax.
Më pas meren masat e dhëmbëve, përgjithësisht fasetat vendosen në dhëmbët frontal të cilët janë të dukshëm kur buzëqeshim.
Faza tjetër është vendosja e fasetave dhe çimentimi i tyre. Pavarësisht pamjes delikate, pasi çimentohen në dhëmb, Fasetat Emax bëhen rezistente dhe kanë pamje tërësisht natyrale.
Fasetat E MAX janë sekreti i yjeve të hollivudid. Falë teknologjisë, në Klinikën tonë ky proces është i aksesueshëm për këdo që është i interesuar.