Stomatologjia estetike
Rëndësia e estetikës.
Në ditët e sotme estetika ka një rëndësi të veçantë, e duke qenë se fytyra dhe në veçanti goja e dhëmbët luajnë një rol të rëndësishëm, ka lindur nevoja e zhvillimit të stomatologjisë estetike .
Njerëzit e duan të bukurën dhe duan të duken bukur, dhe në rastet ku r në buzëqeshjen e dikujt ka probleme atëherë me anë të teknikave specifike, materialeve super estetike dhe ndërhyrjeve kirurgjikale realizohet një buzëqeshje perfekte. Më poshtë po shpjegojmë disa nga materialet dhe teknikat e perdorura:
Trajtimi i Gingivave
Operacionet Estetike të Gingivave (Mishrave të Dhëmbëve).
Kjo ndërhyrje konsiston në heqjen e një pjese të kockës dhe të mishrave që rrethojnë dhëmbët. Pas kësaj ndërhyrje pritet 6 javë që të shërohen gingivat e më pas mund të vazhdohet me punimet protetike. Kjo ndërhyrje bëhet në keto raste:
1. Gummy Smile; jane rastet kur personit në momentin që buzëqesh apo qesh, i duken shumë gingivat (mishrat e dhëmbëve). Në këto raste niveli i gingivës ngrihet më lart dhe më pas dhëmbët vishen me faseta porcelani (Laminate ) ose me këllëf porcelani .
2. Në rastet kur gingivat zmadhohen, si pasojë e përdorimit të ilaçeve të ndryshem ose e sëmundjeve të mishrave, dhe mbulojnë një pjesë të dhëmbëve
3. Në rastet kur kemi disnivel në gjatësinë e dhëmbëve të parë. Duke ndërhyrë te pjesa e gingives mund ti bëjmë dhëmbët të kenë të njëjtën gjatësi. Në rastet kur gjatësia e dhëmbit është e pamjaftueshme për të kryer punime mbi të, bëhet ndërhyrje duke bërë zgjatim të kurorës (Crown Lengthening).
Cila është kirurgjia më e përhapur?
Kirurgjia më e përhapur është heqja e dhëmballëve të pjekurisë, heqja e dhëmbëve të konsumuar-(retinuar) dhe gjithashtu heqja e dhëmbëve për të mundësuar drejtimin e dhëmbëve me aparate ortodontike dhe për vendosjen e protezave. Një nga ndërhyrjet më të rëndësishme është edhe heqja e rrënjëve të mbetura që mund të çojnë në infeksione të kockës dhe në kiste.
Zbardhimi i dhëmbëve
Pse dhëmbët ndërrojnë ngjyrën?
Shkaqet e ndërrimit të ngjyrës së dhëmbëve janë të shumta, si psh: ilaçe të ndryshme, traumat e dhëmbit (thyerje, goditje etj.), heqja e nervit të dhëmbit.
Përdorimi i antibiotikëve si tetraciklina nga nëna gjatë shtatzanisë ose nga femija, ndikon te ndërrimi i ngjyrës se dhëmbëve të fëmijës; në disa raste ushqime ose pije të veçanta si koka kola, kafeja, ushqime që kanë ngjyrosës në përbërje ndikojnë në ngjyrën e dhëmbëve.
Si ndodh (funksionon) zbardhimi?
Lëndët që përdoren për zbardhim janë: Carbamide Peroxide dhe Hydrogen Peroxide( ujë i oksigjenuar). Këto dy lëndë kanë aftësinë (cilësinë) të kalojnë lirshëm nëpërmjet shtresave të dhëmbit (zmalti, dentina) dhe përhapen në gjithë pjesët e dhëmbit. Këto Perokside (Carbamide dhe Hydrogen peroxide) shpërbëhen në radikale oksigjeni, të cilat hyjnë ndërmjet prizmave të zmaltit (shtresa e jashtme e dhëmbit), duke shpërndarë (asgjësuar) molekulat e ngyrosura që ndikojnë në ngjyrosjen e dhëmbit.
Zbardhimi nuk ndikon në strukturën e dhëmbit, vetëm se ngjyra e brendëshme e dhëmbit bëhet më e (çelët) bardhë.
Agjentët zbardhues copëtohen në molekula më të vogla dhe lëvizin në të gjitha drejtimet brenda dhëmbit. Edhe nëse i gjithë dhëmbi nuk është i mbuluar me zbardhues, ai zbardhet i gjithi.
Studime të shumta shkencore kanë vërtetuar efikasitetin e peroksideve në zbardhimin e dhëmbëve.
Zmalti dhe dentina (dy shtresat e dhëmbit), mbushjet ekzistuese dhe porcelani nuk preken, ndikohen apo dëmtohen nga agjentët zbardhues.
A ndikon zbardhimi në lidhjen midis mbushjes dhe dhëmbit?
Megjithëse agjentët zbardhues lëshojnë sasi të mëdha oksigjeni në dhëmbë, lidhjet e mbushjeve egzistuese me dhëmbët nuk ndikohen.
Por nëse duhen bërë mbushje të bardha pas zbardhimit, duhet pritur për një periudhë prej 7-10 ditësh pasi sasia e lartë e oksigjenit në dhëmbë ndikon negativisht në lidhjen e mbushjes me dhëmbin (për mbushjet e reja që do bëhen).
Sa kohë zgjat efekti i zbardhimit?
Rezultatet e zbardhimit janë të qëndrueshme. Sidoqoftë në vartësi të zakoneve të të ushqyerit dhe mënyrës së jetesës, mund të nevojitet përsëritja periodike e zbardhimit,në çdo 2 vjet.
Për të ruajtur të pandryshuar efektin e zbardhimit rekomandohet përdorimi i rregullt i pastës zbardhuese të këshilluar nga mjeku.
Si ndodh (funksionon) zbardhimi?
Ndjeshmëria e dhëmbit është një efekt anësor i përkohshëm i zbardhimit. Kjo ndjeshmëri është e përkohëshme dhe largohet pas përfundimit të zbardhimit. Produktet zbardhuese të kohëve të fundit kanë në përbërje (Potasium Nitrat) elementë që eliminojnë ndjeshmërinë ndaj të ftohtit dhe të nxehtit.
Kërkimet shkencore kanë treguar se Nitrati i Potasiumit, penetron në zmalt, dentinë e deri në nerv, duke vepruar si një qetësues dhimbjeshë (analgjezik dhe anestetik).
Produktet zbardhuese kanë në përbërje dhe Fluor,një element që ul ndjeshmërinë e dhëmbit si dhe e mbron atë nga prishja.
A shkakton zbardhimi probleme, duke dëmtuar apo dobësuar zmaltin (shtresën e jashtme) e dhëmbëve?
E rëndësishme: Zbardhimi duhet të bëhet vetëm nën mbikqyrjen e dentistit.
Tek femrat shtatzënë dhe nënat që ushqejnë fëmijën me qumësht gjiri, nuk lejohet zbardhimi.
Zbardhimi i dhëmbëve në ditët e sotme është efikas dhe i sigurtë, nëse bëhet në mënyrën e duhur dhe me materialin e përshtatshëm. Kjo përfshin një diagnozë fillestare, pastrimin e gurëzave dhe të njollave, shpjegimi nga ana e dentistit mbi proçesin e zbardhimit, si dhe ndjekja gjatë proçesit të zbardhimit.
Zbardhimi i bërë nga vetë personi me prodhime kozmetike – estetike mund të dëmtojë mishrat e dhëmbëve dhe nuk është shumë efikas.
Sa mënyra zbardhimi ka?
1. Office Bleaching: Bëhet në klinikë, zgjat rreth 30 min dhe mund të bëhen disa seanca deri në arritjen e ngjyrës që kërkon pacienti. Lënda aktive është në përqindje të lartë (38%-35% Peroksid Hidrogjeni).
2. Home Bleaching: Merret masa e gojës dhe përgatiten këllëf silikoni, që mbushen me lëndë zbardhuese dhe mbahen në gojë gjatë ditës ose natës. Koha e mbajtjes varion nga 45 min deri në gjithë natën në varësi të përqindjes së lëndës aktive që bën zbardhimin (10%-15%-20%-22% Karbamide Peroksid).
3. Non-Vital Bleaching: Zbardhim që u bëhet vetëm dhëmbëve që u është hequr nervi e kane nderruar ngjyrë. Në këtë rast hiqet mbushja e dhëmbit, vendoset brenda dhëmbit lënda zbardhuese dhe lihet të veprojë 3-5 ditë. Kjo mund të përsëritet disa herë deri sa të zbardhet dhëmbi. Më pas vihet mbushje e përkohshme dhe pritet 10-15 ditë që të stabilizohet niveli i oksigjenit në dhëmb e më pas bëhet mbushja përfundimtare.
FAQ
Pyetjet më të shpeshta.
Avantazhet
Faseta Emax.
Fasetat e porcelanit janë shumë të qëndrueshme. Edhe pse ato kanë një trashësi shumë të vogël 0.5-0.7mm, kur ngjiten në stukturen e dhëmbit natyral ato bëhen shumë të forta, dhe me kujdesin e duhur ato mund te zgjasin deri ne 10 ose 15 vjet.
Janë shumë estetike. Fasetat e porcelanit, sigurojnë një pamje shumë natyrale të dhëmbit për shkak se thyerja e dritës në porcelan, jep një efekt të njejtë si smalti i dhëmbit.
Nuk ndryshojnë ngjyrë me kalimin e kohës. Në ndryshim nga kompoziti, porcelani ka një sipërfaqe të lëmuar që nuk lejon grumbullimin e ushqimeve apo lëngjeve dhe ndryshimin e ngjyrës.
Çfarë problemesh mund të zgjidhen me faseta?
Faseta dentare quhen ndryshe dhe “ortodoncia e shpejtë” sepse ato mund të mbulojnë një sërë problemesh dentare në zonën frontale:
– Hapësira midis dhëmbëve frontal
– Dhëmbë me formë jo shumë estetike
– Dhëmbët frontal të thyer në buzën prerëse
– Dhëmbë që kanë ndryshuar ngjyrën në sipërfaqe ose brendësi (dhëmbët devital)
– Dhëmbë me mbushje jo estetike